Në listën e mëposhtme janë dhjetë veprime që nuk duhet ti bëni në rrjetin më popullor social, Facebook.

T’i bëni “Tag” njerëzve që nuk keni komunikim

Duhet të hiqni dorë nga të bërit “tag” njerëzve që nuk njihni, në foto apo linqe që nuk kanë të bëjnë me ju.

Të postosh në Facebook të njëjtat gjëra që poston në Twitter

Pothuajse të gjithë postojnë të njëjtat gjëra në Twitter, Facebook, Google+. Por të paktën merrni mundimin dhe mos i dërgoni automatikisht këto informacione: mund të bëni një përpjekje për të modifikuar diçka.

T’u bësh “Like” postimeve të tua

Ne e dimë që ju e pëlqeni postimin: A nuk jeni ju ata që e postuat?!

Ftesat për t’i dhënë “Like” faqeve që ju krijoni

Si shumë gjëra të tjera, ekspertët e marketingut të medias sociale kuptojnë dhe nevojën e individëve për të krijuar një “faqe fansash” për biznesin e tyre. Por ju mund t’i bëni një nder të gjithëve dhe të ndaloni së dërguari ftesa për të gjitha faqet e mundshme që ju hapni.

Kërkesa për t’u bërë pjesë e aplikacioneve të padobishme

Nëse ju luani gjithë ditën në Facebook në aplikacione të tilla si CafeWorld dhe Hotelville, kjo është mjaftueshëm e sikletshme, dhe gjëja e fundit që duhet të bëni është të ftoni miqtë tuaj në këtë lojë dhe t’i vini në dijeni për fiksimin tuaj.

Të sugjeroni “Miq”

Një ndër gjërat më të bezdisshme, për përdoruesit e Facebook–ut, është kur ju u sugjeroni miqve tuaj të “shtojnë si mik” dikë tjetër.

Të shtoni miqtë e Facebook–ut në grupe rastësore

Kjo është një nga bezdisjet më të mëdha të përdoruesve të Facebook–ut dhe është diçka që ndodh mjaft shpesh. Një lëvizje klasike e bërë kryesisht nga persona të “paautorizuar”: njerëz të ndryshëm përfshijnë miqtë e tyre në grupe rastësore, pa dijeninë e tyre, dhe krejt papritur ata njoftohen për çdo post apo koment që bëhet në këto grupe.

Mesazhet në grup

Mjaft dërguat mesazhe ku marrës janë dhjetëra njerëz përnjëherë! Njerëzit nuk preferojnë të kontaktohen në këtë mënyrë, dhe nëse ju realisht keni diçka për të thënë, të paktën personalizoni mesazhin tuaj për çdo individ, ose të paktën bëni një përpjekje për ta dërguar atë në sa më pak persona në të njëjtën kohë.

T’i ftosh të gjithë njerëzit në një event

Njerëzit janë të nderuar që ju dëshironi që miqtë tuaj të vinë në festën tuaj të poezisë në Siberi, por jo të gjithë janë të sigurtë se do të mund të vijnë. Kur ju dërgoni kërkesa në masë njerëzve që realisht nuk i njihni, kjo bën që ju të ngatërroheni me një person që dërgon kërkesa spam dhe të krijohet një imazh i gabuar rreth jush.

Të abuzosh me butonin “Like”

Kjo i referohet kryesisht faqeve apo blogjeve, në të cilat “butoni like” gjendet në çdo pjesë të faqes. Shpeshherë njerëzve ju duket e bezdisshme kur vizitojnë apo hapin faqe në të cilat gjëja e parë që ju shfaqet është një kuti që përmban mesazhin “like”.