Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes. Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 10 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 5 qytetare ne spitalin e Durresit.
Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministrja Manastirliu deklaroi se eshte vene ne zbatim plani i gatishmerise per rastet e emergjencave.