Investimet nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri arritën vlerën e 144 milionë lekë në fund të muajit shtator 2019, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Kosova kryeson si investitori më i rëndësishëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me rreth 84 milionë euro, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 33 milionë euro dhe Serbia me 24 milionë euro. Investimet nga Mali i Zi dhe nga Bosnja shënojnë vlerë totale mbi 3 milionë euro.

Gjeografikisht të favorizuara për më shumë investime të ndërsjellta mes tyre, vendet e Ballkanit Perendimor synojnë të rrisin në të ardhmen investimet dhe projektet e përbashkëta ekonomike.

Sipas statistikave zyrtare, në fund të vitit të kaluar në Shqipëri vepronin 645 ndërmarrje me pronarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa totali i investimeve të huaja në fund të 9-mujorit 2019 arriti 810,2 milionë euro me një rritje prej 7.3% krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa pritet të arrijnë në 1 miliard euro në fund të 2019-s.