Manchester United mund të kalojë në duart e arabëve. Prej kohësh po përflitet që për gjigantët e Premier League ka interes të madh nga Arabia Suadite, por deri tani familja amerikane Glazer ka rezistuar dhe nuk kërkon që të heqë dorë nga pronësia e United. Gjithsesi, oferta marramendëse prej 3.8 miliardë sterlinash të bëjnë të tundohesh jo pak. Ministri i sportit në Arabinë Saudite ka zbuluar së fundmi se Manchester United së shpejti mund të ketë pronar arabë.

Bëhet fjalë për Princin Abdulaziz bin Turki Al Faisal, i cili ka folur edhe për gjigantin “BBC” ku është shprehur: “Çdo gjë është e mundur në të ardhmen. Tani jemi përqendruar në zhvillimin e skenës lokale dhe kemi investuar shumë para në klubet e futbollit brenda mbretërisë, por në të ardhmen mund të ketë diçka.”