Prej tre ditësh Shqipëria vijon të goditet nga qindra lëkundje tërmetesh. Gjatë natës së kaluar janë regjistruar 5 tërmete të tjera me forca të ndryshme.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti i parë është regjistruar në orën 00:12 në Gjirin e Lalëzit me magnitudë 2,4 ballë.
Tre lëkundje janë regjistruar në fshatin Kuraten të Durrësit me magnitudë 2,2, ndërsa një tërmet është regjistruar në Lezhë në orën 03:51 me magnitudë 3,3 ballë. Nuk ka njoftime për dëme materiale apo njerëz të lënduar.j.j