Anglia e fitoi Kupën e Botës në 1966-ën, por ka prova historike se anglezët do të fitojnë përsëri këtë vit, në Rusi.

Në 1966-ën, Anglia mundit 4-2 Gjermaninë në finale dhe fitoi Botërorin e saj të parë.

E dini çfarë ka ndodhur tjetër atë vit?

Real Madrid fitoi ish-Kupën e Kampionëve, Burnley u kualifikua në kompeticionet europiane, Chelsea doli në vendin e pestë dhe Manchester City fitoi kampionatin (Championship-in).

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë vit. Tashmë të shohim a do të përsëritet historia dhe Anglia të fitojë Botërorin…? Veçse kujtojmë që nuk do të ketë Gjermaninë në finale.