Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në mesjavë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se Varhelyi do të vizitojë me 15 janar Shkupin dhe më 16 janar Tiranën.

Kjo vizitë është e para, qysh nga marrja e detyrës si komisioner për zgjerimin.

Gjatë këtyre vizitave ai do të ketë takiome me zyrtarë të nivelit të lartë dhe ndër të tjera do të ndalet në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Takime në Tiranë parashikohet të ketë me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Varhelyi është shprehur në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, teksa ka thënë se ka pasur diskutime të hapura, konstruktive dhe inkurajuese me Francën dhe Holandën për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.