Një aksident i  rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kosovë. Një  mjet tip “BMW” është përplasur me një autobus, ku si pasojë e aksidentit në aksin Suharekë-Duhel kanë humbur jetën pesë persona, ndër ta tre fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, duke thënë se aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraç afër Suharekës, ku edhe u raportua për viktima.