Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë sot në aksionin e pastrimit të Tiranës.
Nismës së pastrimit të qytetit ju bashkua drejtuesi politik i Tiranës dhe të rinjtë e Forumit Eurosocialist të Tiranës, të cilët ndërmorën një aksion ndryshe nga pjesa e tjetër. Duhanpirja e shtuar në masë është një problem që nuk po tejkalohet dhe ajo cfarë është më tepër shqetësuese është se konsumatorët bishtat e cigareve I hedhin në rrugë ose kudoqoftë pas konsumit.
Për këtë menduan të rinjtë e Tiranës, të cilët pastruan zonën përreth Universitetit Politeknik e më pas u zhvendosën tek ish-Blloku.
Nisma të tilla nga Bashkia Tiranë, të mbështetura dhe aktivistët e rinj të kryqytetit zhvillohen jo vetëm për të pastruar qytetin, por për ta ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët, se me pak dëshirë e vullnet mund të kontribuojnë të gjithë në mbajtjen pastër të qytetit. Gjithashtu, në kuadrin e sfidave për do përplasemi në të ardhmen dhe Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të përcaktuara nga OKB, edhe Tirana do të vijojë të japë shembullin e saj.