Kryeministri Rama ka publikuar videon nga banorët të cilët kanë humbur banesat e tyre nga tërmeti dhe janë vendosur në Hotel “Bonita” në Durrës. Duket se “rrëmuja” e tërmetit ka kaluar dhe jeta e gjithësecilit po shkon drejt normalitetit.

Edhe pse qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm qytetarët janë ambjentuar në hotel ku janë zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme për fëmijët dhe jo vetëm.