Ylli portugez është përballur me një skandal botëror kohët e fundit teksa një grua 34-vjeçare e ka akuzuar për përdhunim.
Bëhet fjalë për Kathryn Mayorga, e cila shprehet se futbollisti e përdhunoi në vitin 2009 në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas detajeve të zbardhura nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, Mayorga është e diplomuar për gazetari dhe ka qenë e martuar me një shqiptar.
Mirëpo partnerja e futbollistit pavarësisht akuzave të shumta ka treguar se e mbështet në maksimun Ronaldon. Georgina Rodriguez ka postuar një foto ku shihet në stadiumin “Allianz”.