Mbrëmja e djeshme ka qenë plot surpriza në ‘Kurthin e Piter Pan’ ku të ftuar ishin aktori i humorit, Florjan Binaj dhe këngëtarja, Juliana Pasha.

Nga fillimi i emisionit moderatorja, Alketa Vejsiu u përball me një situatë pak të sikletshme por ajo e kaloi me spontanitet, duke treguar se di t’i menaxhojë mirë situatat.

Teksa ishte në intervistë me aktorin e humorit, Florjan Binaj, moderatores ju shkëput njëri nga vathët dhe i ra në tokë. Menjëherë, fëmija që prezanton bashkë me Alketën këtë puntatë, Eno e mori dhe ja dha në dorë.

Alketa e vendosi përsëri vathin e rënë,ndërsa intervista vazhdonte. Këo janë situata që edhe ndodhin në transmetime live por me profesionalizmin që e karakterizon Alketa Vejsiun këto ndodhi kalohen natyrshëm!