Prej vitesh ajo moderon spektaklet e ndryshme në Tv Klan dhe është një nga miket dhe koleget më të mira të regjizores Vera Grabocka.

Aty ku do ndalemi ne është veshja e moderatores në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”: Veshja e saj nuk është aspak etike dhe edukative për fëmijët e emisionit.

Duke veshur rroba të eksagjeruara që i nxjerrin në pah më shumë sesa duhet hiret e saj, Alketa është përballur edhe me incidente të ndryshme.

Si në sezonin e parë edhe në atë të dytë moderatorja është turpëruar para publikut duke i dalë gjoksi sheshit nga dekolteja super e hapur.

Një emision për fëmijët duhet të jetë sa më edukues duke i ushqyer fëmijët me dije dhe shembuj të mirë dhe jo duke i nxjerrë, gjoksin, shalët dhe të pasmet sheshit.

Por Alketa nuk di të ndalet! Ajo është mjaft e etur për të bërë lekë. Duke veshur këto rroba gjatë emisionit, ajo i bën reklamën më së miri biznesit të saj duke harruar fëmijët dhe shembullin që i jep.

Do ishim shumë dakort me këto lloj veshjesh në një spektakël apo emision tjetër, por është e pa pranueshme që një moderatore duke u veshur kaq ekstravagante, t’i japë një shembull të keq fëmijëve në studio dhe fëmijëve që e ndjekin nga ekrani. Prandaj Alketa rregullo veshjen dhe mos harro që jo gjithçka duhet të jetë biznes!