20 maj 325 – Me ftesë të perandorit romak Kostandini i Madh mblidhet në Nikea, Këshilli Ekumenik i krishterë. Në Këshill u diskutuan mjaft çështje që nga natyra e Jezu Krishtit e deri te njësimi i rregullave kishtare ku në fund u miratua një kanunore e kishës. Me shpalljen e krishtërimit fe zyrtare të Perandorisë Romake në vitin 380 Kostandini u shpall Shën Kostandin, Mbrojtës i Krishtërimit.
20 maj 1609 – Botohen për herë të parë në Londër 154 sonetet e Shekspirit nga Thomas Thorpe. Sonetet patën një ndikim të madh te lexuesi saqë u përkthyen në shumë gjuhë të botës, përfshi edhe gjuhën shqipe.
20 maj 1799 – Lindi romancieri dhe dramaturgu i njohur francez, Honore de Balzak. E gjithë krijimtaria e tij përmblidhet me titullin Komedia Njerëzore nëpërmjet se cilës Balzaku na sjell një panoramë të qartë të jetës franceze në vitet e pas rënies së Napoleon Bonopartit. Ai mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të lexuar të gjysmës së parë të shek.XIX.
20 maj 1867 –Parlamenti britanik hodhi poshtë propozimin e filozofit John Stuart Mills mbi të drejtën e grave për të votuar. Mills shprehej se liria e individit është më e rëndësishme se liria e shtetit për ta kufizuar atë.
20 maj 1903 – Lindi në Shkodër mësuesi, poeti, shkrimtari dhe përkthyesi Ernest Koliqi. Së bashku me Kutelin, përmes tregimeve të tyre, themeluan prozën modern shqipe.Për gjithë krijimtarinë e tij Koliqi mbetet një prej shkrimtarëve më të spikatur të letërsisë së viteve 30’- 40’. (Lexo.al)