Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo inkurajoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Në një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, Cutillo ka diskutuar për zgjedhjet e afërta lokale dhe ka dhënë mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri pas takimit me Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo theksoi se qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Sipas kreut tw KQZ-së, ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo shprehu mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.