Arlind Ajeti nuk do të mund të luajë futboll për pjesën e mbetur të vitit 2018.

Shkak është i vëllai i tij, Albiani i cili e dëmtoi gjatë një dueli në fushë. Ditën e djeshme u luajt takimi Grasshopers – Bazel, ku vëllezërit për herë të parë u vunë përballë njëri-tjetrit.

Pas një përplasje midis tyre, mbrojtësi i Shqipërisë pati dhimbje dhe shtrëngoi shpatullën me dorë. Me ndihmën e mjekëve, u rifut në lojë, por e pati të vështirë që të luante në përfundim të pjesës së parë, si pasojë e dhimbjeve të shumta. Kështu, stafi vendosi që ai të mos vazhdonte lojën.

Mjekët i thanë se lojtari i Grasshopers duhet që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale, e kjo do të thotë se atij do t’i duhen 2 muaj që të rikuperohet. Sulmuesi i Basel-it, foli në përfundim sfidës.

“Kjo është një situatë mjaft e sikletshme. Më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur që të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse është e shkruar, ne do të takohemi përsëri 20 herë, 2 herë aspo asnjëherë. Por kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Kurse lojtari i kuqezinjve tha pas takimit se nuk kur ke vëllanë kundër, nuk është e lehtë. “Deri tani kemi qenë gjithmonë bashkë. Tani të luash kundër vëllait tënd nuk është aspak e këndshme”, tha ai