“Edhe këtë sezon, skuadra e Juventusit do ta fitojë sërish titullin kampion në Serinë A”. Ka qenë ky komenti i trajnerit çek Zdenek Zeman, që njihet si një anti-juventin i përjetshëm. Gjithsesi, ai pranon epërsinë që bardhezinjtë kanë mbi rivalët: “Janë disa skuadra që ëndërrojnë titullin, si Roma e Lazio, por janë shumë pikë pas Juventusit. Kampionët e Italisë kanë një skuadër me shumë kampionë që bëjnë diferencën”.

“Deri diku për titullin mund të duelojë edhe Inter, që bashkë me Juven janë në garë për titullin, por skuadra e Sarri është mbi të gjithat. Në të gjitha drejtimet”, tha Zeman.