Policia e Kosovës ka dhënë informacion në lidhje me arrestimin e dëshmitarit Albert Veliu, e njohur ndryshme me pseudonimin “Babale”.
Në një njoftim të shkurtër dhe pa shumë detaje, policia e Kosovës konfirmon ndalimin por nuk jep arsyen.
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në autorizimet ligjore me dt. 27.05.2018, ka ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Të ndaluarit janë trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.
Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Albert Veliu është personi i cili në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë siç pretendon ai dhe PD, “babalja” flet me Agron Xhafën për pazare droge.
PD më 26 maj organizoi një protestë pas denoncimit nga “Babalja.