Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë jashtë shtetit pa lejen e një kujdestari mashkulli.

Ky është dekreti i ri mbretëror, sipas së cilit gratë mbi moshën 21-vjeç mund të aplikojnë për pasaportë pa pasur nevojë për autorizim, duket i vendosur ato në një pozicion të barabartë me burrat. Me këtë dekret, kanë marrë më tepër liri, që do të thotë se kjo e premte ato gëzojnë të drejtën për të regjistruar fëmijën në gjendjen civile dhe kanë më shumë mundësi punësimi.

Deri më tani, gratë saudite u është dashur të kërkojnë leje nga një kujdestar mashkull – burri, babai ose ndonjë i afërm tjetër për të marrë një pasaportë ose për të udhëtuar jashtë vendit.