Milan rrezikon seriozisht të humbasë shërbimet e Suso. Spanjolli ka një klauzolë prej 38 milionë eurosh për të prishur kontratën me kuqezinjtë dhe ashtu si bën të ditur “AS”, Atletico Madrid ka vendosur të paguajë shumën e lartpërmendur për spanjollin, që pëlqehet shumë nga trajneri i Milan, Gennaro Gattuso.
Milan do të përfitonte financiarisht dhe do të ishte një operacion i këndshëm në merkato, për një futbollist që e mori gratis nga Livepool në vitin 2015. Suso ka thënë se do të qëndronte me kënaqësi në “San Siro”, por një telefonatë nga Diego Simeone do ta ndryshonte situatën.
Milan rinovoi kontratën me Romagnoli, pret rinovimet e Bonavetura dhe Curtrone, teksa Andre Silva mund të largohet. Mjafton që klubet e interesuara për portugezin (Wolves, Monaco dhe Huddersfield) të paguajnë 35 milionë euro.