Është dita e derbit të Madridit në Spanjë. Duke filluar nga ora 16:00, Atletico pret Real Madridin në “Wanda Metropolitano”, sfidë e vlefshme për xhiron e 23 në La Liga. Reali nuk di për fitore në La Liga kundër Atleticos që nga viti 2016, kur kishte triumfuar atë kohë 0-3 në “Vincente Calderon”, me het-trik nga ana e Cristiano Ronaldos.
Katër ndeshjet e fundit pas atij triumfi, janë ndarë barazim deri më tani. Por, duke parë rëndësinë e ndeshjes dhe mundësinë e mirë për t’u ngjitur sa më lart në tabelë, pasi diferenca mes tyre është vetëm dy pikë – atëherë pritet që kjo ndeshje të mbyllet me një tjetër rezultat, e jo me barazim. AS ka zbuluar formacionet e mundshme dhe nëse Simeone e ka të qartë tashmë 11-shen titullarë, kështu nuk duket për Solarin.
Forma e mirë e Vinicius Junior dhe Lucas Vasquez, ka krijuar kokëdhembje për Solarin i cili duhet të sakrifikojë dy lojtarë me emër: Gareth Bale dhe Marco Asensio. Sipas AS, Vinicius do të zbresë në fushë nga minuta e parë dhe dilema e vetme është mes Bale e Vasquez.