Prokuroria ka dërguar për ekspertizë ndërkombëtare audiopërgjimin e publikuar nga PD, i regjistruar mes Albert Veliut dhe një personi tjetër, që PD pretendon se është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se audiopërgjimi është dërguar në laboratorë të specializuar në Itali

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se do të jetë shteti italian që do të përcaktojë laboratorin ku do të bëhet ekspertimi.

Gjithashtu, Prokuroria njoftoi dje se ka nisur ndërkohë hetimet për trafik kanabisi dhe kallëzim të rremë, pas publikimit të videopërgjimit nga Partia Demokratike

Nga ana tjetër u njoftua se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj.j.j