Pas deklaratës së “Babales” se ka qenë i lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafikun e drogës, opozita e vendit i ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protestë.

Krydemokrati Lulzim Basha thotë se shefi i qeverisë Edi Rama po e lë papunë dhe të varfër atë dhe shqiptarët.

Gjatë seancës së sotme parlamentare ai theksoi gjithashtu se nuk do të ketë integrim europian duke ftuar shqiptarët që të reagojnë masivisht. (TemA)