Një gjë është e sigurt. Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në merkaton e dimrit. Për t’u vendosur mbtetet vetëm se ku do të vazhdojë karrierën futboallisti uellsian. Por edhe kjo pikëpyetje ka gjetur përgjigje në mediat angleze. Sipas tyre, prioritet i Bale mbetet Premier League.
Nuk është sekret që Manchester United interesohet për mesfushorin, ndërsa mundësia e transferimit te “Djajtë e Kuq” pëlqehet edhe nga vetë lojtari. Lajmi bëhet I ditur nga “Talksport”, që ka pak dyshime në lidhje me rikthimin e Gareth Bale në kampionatin anglez.