Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli për aksionin e fundit opozitar “Ndiq paratë”.
Balla tha se këtë aksion po e udhëheq Lulzim Basha, që është objekt i një hetimi skandaloz për financim të PD nga ana e oligarkëve rusë.
“Në Shqipëri nuk ka krizë politike. Mirëpo ka krizë të një partie politike. Opozita nuk është monopol i askujt. Por kjo opozitë nuk flet për hallet e popullit.
Dëgjova dje që Basha kishte marrë nismën “Ndiq paratë”, ndërsa Lulzim Basha është subjekt i një hetimi për FBI, për Prokurorinë shqiptare i një prej skandaleve me lobim rus kundër interesave të Shqipërisë”, tha Balla.