Nga Elbasani, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se vendimi i Bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë është një moment i rëndësishëm.

Për gazetarët ai tha se kjo duhet ta gëzojë edhe opozitën. Kushtet e vendosura nga Gjermania, Balla nuk i quajti të tilla, por detyra.

“Unë nuk i quaj kushte, unë i quaj detyrat e shtëpisë që janë në vijim. Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën e Lartë janë detyrat e shtëpisë që po kryhen. Duhet të gëzohen të gjithë shqiptarët edhe ata që u përbetuan se Gjermania do votojë kundër, që Gjermania nuk do të hapë negociatat. Sot të hapin sytë, të hapin veshët dhe ta shohin si një moment të rëndësishëm për të çuar përpara të gjithë sëbashkua angazhimet që kemi. Zgjedhjet e qershorit 2021 duhet dhe do të zhvillohen me një kod të ri zgjedhor”, deklaroi Balla.

Pyetjes së PD ka kërkuar që të ngrihet një strukturë e posaçme me ndërkombëtare për reformën zgjedhore Balla tha se PS ka treguar gatishmëri dhe se Rama i kërkoi opozitës jo parlamentare të japë kontributin e vet.