“Sherri” tashmë ka nisur dhe nuk e dim si do të marrë zgjidhje. Mjaftoi deklarata e fortë e Bes Kallakut në “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës ku ka folur për rivalitetin midis filmit të tij dhe Ermal Mamaqit, që të dy aktorët të thumbonin publikisht njëri tjetrin por të nxirrnin edhe të “palarat” e padukshme për publikun e gjerë.

Në këtë situatë është përfshirë edhe këngëtarja Enca, njëkohësisht edhe aktore në kastin e filmit të Mamaqit “I love Tropoja” që pritet të dalë në fund të muajit Janar. Besi e krahasoi atë edhe Bleonën duke u shprehur se ‘për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona’. Edhe pse më vonë Kallaku ka deklaruar se ka i kërkuar ndjesë Encës për mënyrën e të shprehurit, këngëtarja nuk është kursyer aspak në reagimin e saj.

Reagimi i plotë i Encës:

“Dy nga gjërat që urrej më së shumti në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Në radhë të parë, ndoshta jam naive ta mendoj por mua dhe çdo shqiptari i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si artistë mbi të gjitha është të mbështesim punët e njëri-tjetrit që kinematografia jonë të shkojë përpara.

Në radhë të dytë arsyeja për të cilën po e bëj këtë video është se ndoshta Bes Kallaku ka harruar se përpara disa muajsh ishte po ai që më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mu desh që ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do bënte sens që të kisha rol protagonist tek të dyja. Sigurisht, siç ndodh tek projektet, ai rol do t’i kalonte një personazhi tjetër të cilin s’po e përmend sepse kam respekt për punën e saj [hint: Bleona] dhe nuk dua ta fus në këtë bisedë. Bes Kallaku shprehet se Enca ka ballkonin. I dashur Bes, cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor në filmin tënd sepse isha joprofesioniste apo sepse të duhej një ballkon, të cilin e ke në shtëpi. Përveq zhgënjimit si kolege, mërzitja ime tjetër ishte mënyra e adresimit dhe personifikimit të një femre me ballkonin, praseksualizimin, mbi të gjitha për një kolege nga një person që është bashkëshort, baba, bir i një femre, artist. Ne nuk kemi punuar bashkë, ti nuk e njeh profesonalizmin tim. Me këtë më nuk do e kemi mundësinë që të punojmë bashkë. Megjithatë, jam e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti serioz si ‘I love Tropoja’, komedia më e mirë shqiptare. Suksese” – shprehet Enca përmes videove në story.

Pas videove të Encës reagimi i Ermal Mamaqi ka qenë edhe më thumbues për kolegun e tij ku me ironi i përgjigjet deklaratës së tij në emision ku ndër të tjera shprehet se nuk ka asgjë për të ardhur turp nga biznesi i mirë dhe se pretendon që të bëhet si Vasil Naçi ose Zamir Mane, emra biznesmenësh të suksesshëm. “Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.”- shkruan Ermali ndërsa ka shprehur edhe vlerësim maksimal për Encën si aktore.

Reagimi i plotë i Ermal Mamaqit:

Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.

2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave. Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.

Për Encën… Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT.

Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.
ENCA JE SUPERSTAR??? Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.
Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë
?
Paqe miq…
29 Janar
I ❤ TROPOJA
PS për Biznesin:
Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.?

 

View this post on Instagram

 

??? Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor? E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice. 2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave. Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë. Për Encën… Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT. Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi. ENCA JE SUPERSTAR??? Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku. Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë ? Paqe miq… 29 Janar I ❤ TROPOJA PS për Biznesin: Objektiv kam të bëhem si Vasil Naçi ose Zamir Mane nëse më pyesni.?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on


Pas replikave dhe kometeve të shumta të ndjekësve në rrjetet sociale Bes Kallaku ka vazhduar ‘debatin” duke sqaruar të dy artistët.

“Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty. 2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend. E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.

Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt. Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt. ?.”-shkruan Bes Kallaku.

View this post on Instagram

 

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty. 2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend. E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin. Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt. Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt. ?.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Besi duket se i ka dhënë fund “sherrit” me reagimin e fundit por mbetet ende për tu parë nëse do të ketë të pa thëna të tjera nga Ermali ose Enca.

LEXO.AL/