Barcelona është gati të bëj gjithçka vetëm për të mbajtur Lionel Messin në “Camp Nou”.
Gjiganti spanjoll kërkon që mos t’i lë vend surprizave, teksa po përgatit rinovimin e kontratës me “pleshtin” argjentinas.
Sipas raportimeve të shtypit vendas, Barcelona kërkon të “blindojë” Messin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021.
Duke iu referuar këtyre burimeve, Messi dhe Barcelona po planifikojnë një “martesë” shumë vjeçare, çka do të thotë deri sa argjentinasi të vendos të pensionohet.