Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ai bashkë me opozitën do të rrëzojë qeverinë Rama dhe do të ndryshojë sistemin.
Gjatë një takime me qytetarët e Rrogozhinës, Basha shpalli veten kryeministër pasi tha se “unë vij si përfaqësuesi i mazhorancës shqiptare.
Ai tha se do t’ua kthejë njerëzve paratë e oligarkëve dhe jo vetëm.
“Ne do t’ua kthejmë juve paratë e skemave kriminale, paratë e kontratave dhe te subvencioneve në bujqësi. Këtë do ta bëjmë pa hile” – tha kreu i PD në Rrogozhinë.
Ai deklaroi se koha e besimit tek fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh.
“Unë vij nga mazhoranca e re e shqiptarëve dhe do ndryshoj sistemin.
“Do t’i jap fund Ramës”- tha Basha.