Shqiptarja- Shqiptarja.com dhe Report TV zbulojnë burimin e shumës prej 40 mijë USD, të përdorura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër emërimit të Kathleen Ann Kavalec, e propozuar për pozicionin e ambasadores amerikane në Tiranë. Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec. Për të financuar këtë kontratë, Lulzim Basha ka shpenzuar 9 për qind të parave të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018.