Kryetari i PD Lulzim Basha ka vazhduar atë që e ka quajtur si “Rrugëtimi për Shqipërinë” në qytetin e Korçës. Pas takimit të djeshëm me rreth 20-30 të rinj në qytetin e Elbasanit në një odë hoteli ditën e sotme Basha kishte mbledhur disa të rinj në qytetin e Korçës në një lokal.
Ajo që bie në sy është pjesmarrja e ulët në takimet e kryedemokratit Basha i cili e ka vënë re këtë gjë dhe ka përfunduar si kryetar forumi rinor në dhoma hotelesh dhe lokalesh në Shqipëri. Sipas tij kjo është rruga për të ardhur në pushtet dhe për të rrëzuar kryeministrin Rama