E ftuar sot tek “Rudina” ishte aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Delinda Disha e cila tregoi për herë të parë si është njohur me bashkëshortinm Eldon. Delinda tregoi se me Eldon është takuar për herë të parë në një shfaqje dhe se mes tyre lindi një miqësi e madhe, por turnetë me shfaqje bënë që ata të lidheshin. Gjërat mes tyre ndodhën shpejt, ai u prezantua me familjen e saj dhe më pas në jetën e tyre erdhi djali.

Gjatë emisionit Delinda u surprizua nga Eldo me një videomesazh që e përloti.

“E di që po çuditeni me videon se nuk jam prononcuar, por doja të thosha disa fjalë për sa i përket Delit dhe Dasantinit. Dasantini është produkt i dashurisë tonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi shumë të konsoliduar, të gjallë, me dashuri dhe Dasantini s’kishte si të ishte ndryshe. Ai është fëmijë inteligjent, i mbarë dhe po rritet me këtë ritëm. Deli është një mami e devotshme, e mrekullueshme. Jemi me fat të dy që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe ky është qëllimi kryesor në jetë. Ju dua shumë”, tha Eldo.

“Eldo nuk prononcohet, i ka besdi kamerat, por më emocionoi shumë”, tha aktorja.