Komisioni Europian botoi një listë të zezë ku gjenden 23 shtete që nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Lista përfshin disa parajsa të njohura bankare si Bahamas dhe ishujt Virgin si dhe shtete që janë shkatërruar nga lufta si Iraku, Siria, Jemeni dhe Arabia Saudite. ”Lista është e përditësuar dhe rigoroze për të vlerësuar flukset e parave të pista”, theksoi Komisioni Europian.

“Sistemi financiar i BE nuk duhet të shërbejë si një mjet për pastrimin e parave dhe për të financuar krimin”, tha Vera Jourova, komisionerja europiane për Drejtësinë.

“Mesazhi që duam të dërgojmë është se Europa është e hapur për biznes, por Europa nuk është naive ndaj këtyre çështjeve”, shtoi ajo.