Brukseli i shuajti shpresat për arritjen e një kompromisi për Brexit, me arsyetimin se kishte bërë mjaft lëshime dhe se tashmë u takonte britanikëve për të hedhur hapat e nevojshme për të nxjerrë nga ngërçi këtë çështje. Kryenegociatori për BE-në, Michel Barnier deklaroi për median në nisje të një takimi me ambasadorët e 27 vendeve në Bruksel se ishin bërë propozime konstruktive për Brexit.

‘’Ne diskutuam gjatë gjithë fundjavës dhe tashmë diskutimet, negociatat janë mes qeverisë dhe Parlamentit në Londër’’, shtoi ai. Dy muaj më parë, Dhoma e Komuneve kundërshtoi me shumicë të theksuar marrëveshjen e divorcit të arritur në fund të nëntorit nga kryeministrja britanike, Theresa May me Brukselin, duke e rikthyer atë në tryezën e negociatave.

Ndërsa deputetët po përgatiten të votojnë për herë të dytë tekstin këtë të martë, të krijohet përshtypja gjithnjë e më tepër se May nuk ka çështje të rëndësishme për t’i prezantuar ato si të reja duke i hapur rrugën kështu një tjetër disfate turpëruese.