David Beckham legjenda e Anglisë në një intervistë të dhënë për revistën “GQ” ka treguar ëndrrën që ka në “sirtar”.

Beckham ka rrëfyer se dëshiron të drejtojë kombëtaren e Anglisë.

“Mendoj se disa njerëz që punojnë në Federatën Angleze të Futbollit (FA) e kanë marrë në konsideratë faktin që unë një ditë mund të bëhem trajneri i kombëtares. Ndoshta kjo vjen prej faktit se unë kam pasur suksese me kombëtaren, ku kam qenë edhe kapiten”, tha Beckham.

“Nëse dikush vjen tek unë një ditë dhe më thotë “po të ofrojmë detyrën e trajnerit të kombëtares, a do ta pranosh këtë post”, unë do t’i përgjigjem PO. E pranoj pasi jam i apasionuar pas futbollit dhe pas kombëtares. A do të jem trajner i mirë? Këtë nuk e di”, tha Beckham.

“Të jem trajner i kombëtares është ëndrra e pa realizuar. Aktualisht aty është Gareth, që po bën një punë të shkëlqyer. Ka sjellë energji dhe besim te skuadra.