Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019. Martyn Ford, 2 metra i gjatë, kishte nënshkruar me organizatën polake të MMA-së, KSW.
Dhe duket se tani ai është gati për ndeshjen e tij të parë, ndeshjen e tij të madhe.
Po flasim për duelin me Sajad Gharibi, i cili peshon 154 kilogramë. Burri sa një mal, i njohur në botë si “Hulku Iranian”, është një ish-bodibuilder dhe ka një përvojë në mundje.
Gharibi se ka nënshkruar kontratë me KSW dhe ai tashmë është i gatshëm të luftojë në një ndeshje të përmasave madhështore të MMA-së në vitin 2019.
Ford kundër Gharibit do jetë një përballje nga më të shumëpriturat, pasi ndeshen dy prej njerëzve më të fortë të planetit.