Sali Berisha, në një postim në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës, me dy qershor.

Berisha e cilëson tubimin një kryengritje që do të bëjë historinë.

“Kryengritja e 2 qershorit po afron dhe fton shqiptaret ti bashkohen historisë, ti bashkohen te ardhmes.

“Rama ik”, Fitore! Sb”,- shkruan Berisha në Facebook, që kërkon të nxisë militantët, pasi të shtunën u treguan të “butë” dhe nuk iu përgjigjën thirrjeve të tij për dhunë.

Me sa duket Sali Berisha është zhgënjyer nga Lulzim Basha, që në protestën e fundit ka dhënë urdhër të mos ketë akte dhune, dhe ka vendosur ta marrë vetë organizimin e protestës, duke bërë thirrje për kryengritje.(TemA)