I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur edhe pyetje të fansave në Facebook ku një prej tyre i kërkonte të zgjidhte mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, se me cilin prej tyre ka më shumë muhabet.
“Kam pasur muhabet të mirë me kryeministrin Berisha, por edhe me Ramën kam biseduar, edhe me Lulin po ashtu, edhe me Ilirin kemi komunikim të mirë. Mbajmë komunikim të vazhdueshëm. Si familje kemi mbajtur miqësi edhe me princin Leka. Nuk mund të zgjedh mes tyre sepse të gjithë sillen mirë me mua”, u përgjigj Haradinaj.