Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me fjalët shenjta duke publikuar në llogarinë e tij të Facebook një shprehje të shkëputur nga Ungjilli sipas Lukës.

“Besimi nuk i bën gjërat të lehta, i bën të mundura”, shkruan Rama në rrjetin e tij social.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit, kreu i ekzekutivit e nis ditën me një shprehje të shkëputur nga librat e shenjtë, Kurani apo Bibla, ose edhe me shprehje teologësh apo filozofësh. (Lexo.al)