Pankina e Realit të Madridit është një çështje e zgjidhur tashmë dhe që i përket vetëm së shkuarës. Trajneri Lopetegu do të marrë drejtimin e këtij ekipi duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe do të ketë detyrën e vështirë, për të vazhduar rrugën e sukseseve të nisur nga ana e Zidan.

Trajneri i Juventusit, Allegri ka zbuluar prapaskenat për mediat italiane, duke thënë se ishte pranë skuadrës së Realit të Madridit, por e refuzoi këtë ofertë pasi i kishte premtuar besnikërinë Juventusit.

“Fillimisht i dhashë fjalën Juventusit, duke i thënë se do të qëndroja si pjesë e kësaj skuadre. Më pas më telefonoj edhe Florentino Perez, por dueht të respektoja fjalën e dhënë. Ishte një vendim i drejtë ai që morra, për të respektuar presidentin dhe klubin tim.

Në jetë mund të ndodhë gjithçka, por zgjodha të qëndroj për të respektuar atë që kam thënë më parë. Gjithashtu dua të falënderoj edhe presidentin Perez, që më besoi një mundësi të tillë”, ka thënë Alegri.