“Realizimi i bibliotekës elektronike erdhi si rezultat i një kërkese specifike në Dhjetor të studentëve, që kërkonin biblioteka me standarde europiane për aktivitetin univeristar, çfarë tregon mbajtjen e një zotimi të qeverisë shqiptare”.

Kështu deklaroi në studion e ERTV-së, Zëvendës Ministri për Arsimin e Lartë, Redi Shtino, i cili prezantoi paketën e zgjedhur kërkimore shkencore, që do të mundësojë databazën e bibliotekës elektronike.

“Pas skanimit të profileve të universiteteve tona, bëmë paralelisht vlerësimet e kompanive më prestigjoze në botë, lidera në botë të abonimeve në paketa kërkimore shkencore. Nga këto paketa u zgjodh EBSCO, e cila arrinte të mbulonte me dy nënpaketa të veçanta, dy kërkesa specifike që burojnë nga ligji i ri për arsimin e lartë, paketën Rosseta Stone dhe E book Collection. Nëpermjet Rosseta Stone mundësohen 30 gjuhë të huaja online dhe njëkohësisht nëpërmjet testimeve online ofrohen certifikimi i gjuhëve të huaja. Paketa është e përbërë nga 12 nënpaketa që mbulojnë në 360 gradë të gjitha fushat e kërkimit shkencor”, tha Shtino.

Zëvendës Ministri shpjegoi konkretisht se në cilat kategori të publikimeve më prestigjoze të botës, studentët shqiptarë do të kenë akses:

E Book Academic Colletion është një koleksion i mbi 170 mijë teksteve mësimore që do u mundësojë studentëve konsultimin online dhe përgatitjen për fushat e ndryshme të interesit akademik.

Në përberjen e bibliotekës ka një paketë me një database revistash, artikujsh, tekstesh shkencore nga të gjitha fushat shkencore. Një nënpaketë e posaçme do të përqëndrohet në produkte shkencore me profil ekonomik dhe me nënkategori nga displina të finances.

Nënpaketa e tretë, Regional Bussines News Plus, do të ofrojë botimet shkencore të amerikës së veriut, të SHBA dhe Kanada që përmblidhen në këtë paketë dhe ofrohen si një produkt rajonal specifik.

Gjithashtu ka edhe dy nënpaketa që ofrojnë lajme 360 gradë në të gjitha formatet nga mbarë bota, nga mediat më prestigjozë në botë.

EBSCO Discovery Service është një motor kërkimi që shkon përtej paketës EBSCO për të marrë informacion në google, për të gjitha punimet shkencore në nivel botëror pa pagesë.
Zëvendësminsitri shtoi Ministria e Arsimit ka arritur të përmbushë pjesën më të lartë të përqindjes së zotimeve të ndërmara në kuadër të Paktit për Universitetin, por gjithçka nuk mund të realizohet plotësisht nëse universitetet nuk bashkëpunojnë për pjesën e mbetur.