Kreu i PD-së sot në tryezën e organizuar kundër miratimit të paketës anti-shpifje bëri edhe një “mea culpa” për sjellën e PD-së me mediat përgjatë 30 viteve të pluralizmit.

Por pas qëndrimit të Bashës ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili shkruan se kjo ishte një skenë e ndyrë. Braçe thotë se “mea culpa” nuk e shlyen dot krimin, siç ishte ai i vrasjes së katër protestuesve në mes të Bulevardit.

POSTIMI I PLOTE

“Mea culpa qe shleu vrasjet ne bulevard!

Mea culpa qe shleu krimet e qeverise Berisha mbi gazetare!

I njejti film e njejta histori! Mea culpa si amnisti krimesh

Patjeter;

“Mea Culpa” si per ata te katert qe pushkatuan ne mes te Bulevardit!

Patjeter;

“Mea Culpa” shlyen cdo krim pushteti!

Patjeter,

Ti i jep nje dore me shpifjen “e vrau ky me cader ne dore, jo pushteti” apo, “gazetari im u shpua nga glasa e nje zogu, jo nga plumbi i pushkes se shtetit”! Skene me te ndyre se sa kjo “Mea Culpa” nuk ka” shkruan ai.