Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka theksuar se vendit i duhen politika konkrete punësim dhe mbështetje e drejtpërdrejtë fermerëve përmes politikave subvencionuese.

Në takim me banorët e Maliqit, ish-deputeti theksoi se kryeministri Edi Rama ka larguar të rinjtë duke vrarë edhe shpresën e tyre.

Sipas tij, rruga e vetme është largimi një orë e më parë i Ramës nga qeveria. Ai i ftoi banorët në protestë e radhës kombëtare me 25 maj në Tiranë.