Me objektivin për të bërë historinë, për të rikthyer lavdinë dhe për të larguar makthet e katër viteve më parë. Sot zbret në fushën e lojës Brazili, skuadra që konsiderohet si një nga favoritet për të triumfuar në këtë Botëror.

Në “Rostov Arena” (ora 20:00) ekipi i Nejmarit me shokë do të debutojë në “Rusi 2018” kundër Zvicrës së shqiptarëve, një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. “Seleçao” do të luajë Botërorin e 21-të të historisë, që do të thotë se nuk ka humbur asnjë dhe në ndeshjen e parë nuk zhgënjen, por Shaqiri dhe formacioni helvet mund të krijojë realisht probleme.

Precedenti i vetëm mes Brazilit dhe Zvicrës në një Botëror është luajtur në vitin 1950 dhe ka përfunduar në barazim 2-2.

Brazili ka fituar Botërorin më shumë se çdo ekip tjetër, duke e ngritur trofeun në 25% të pjesëmarrjeve (5 nga 20). Hera e fundit kur formacioni berdhejeshil ka ngritur trofeun dy herë radhazi, ka qenë në vitet 1958 dhe 1962.

Brazili gjithashtu është skuadra e vetme që ka marrë pjesë në çdo Botëror, duke nisur nga viti 1930. Kjo do të jetë prezenca e tyre e 21-të në po kaq edicione.

 Ekipi i “Seleçaos” është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Botërorit. Ka arritur 10 fitore dhe 2 barazime. Humbja e fundit është në Botërorin e vitit 1998 kundër Norvegjisë.

Formacioni amerikanojugor ka fituar 16 ndeshjet e fundit nga 18 të parat në Botëror. Humbja e fundit është në vitin 1934 kundër Spanjës me rezultatin 1-3.

 Zvicra është e pamposhtur në ndeshjen hapëse në katër pjesëmarrje dhe ka fituar dy të fundit kundër Spanjës në vitin 2010 dhe kundër Ekuadorit në vitin 2014.

Zvicra është kualifikuar për herë të 11-të në Botëror, duke eliminuar Irlandën e Veriut në “play-off”. Ky është kualifikimi i katërt radhazi, duke barazuar ecurinë më pozitive në këtë turne nga viti 1934 deri në 1954.

Ekipi helvet ka arritur në çerekfinalet e Botërorit në vitin 1954 kur kompeticioni zhvillohej në shtëpinë e saj.

Zvicra ka arritur të sigurojë vendin e parë në grupin e Botërorit në vitin 2006 dhe në atë fazë pësoi vetëm 1 gol gjatë gjithë këtij kompeticioni, pasi në raundin pasardhës u eliminua nga penalltitë kundër Ukrainës.

 Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në 5 gola, nga gjashtë të fundit të shënuar nga Zvicra në turnetë e rëndësishëm. Ai ka arritur të shënojë 4 herë dhe ka dhënë 1 asist.

Nejmar ka marrë pjesë në 5 golat e fundit nga 11 në të Brazilit në Botëror, 4 gola dhe një asist. Gjithashtu ka marrë pjesë më shumë se çdo lojtar tjetër në kualifikueset e Amerikës së Jugut.

 Tite do të luajë për herë të parë në një kampionat Botëror. Brazili u kualifikua me 41 pikë, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga 43 pikët e Argjentinës në vitin 2002.

 Ky do të jetë Botërori i parë i Vladimir Petkoviçit, i dyti kompeticion i rëndësishëm i tiji ndërkombëtar me Zvicrën. I pari ishte Europiani 2016.