Supersfida e ditës së katërt të Kupës së Botës, është ajo mes Brazilit dhe Zvicrës që do të luhet në Rostov, e vlefshme për grupin E, aty ku kryeson Serbia.

Sa i përket formacioneve, asnjëri nga trajnerët nuk ka provuar ndonjë surprizë në këtë takim, duke ditur edhe vështirësinë që sjell një ndeshje si kjo. Nga ana tjetër, Xhaka, Shaqiri, Behrami dhe Xhemaili me shokë do të synojnë të ndalin Brazilin favorit.

Formacionet zyrtare:

Brazili: Alison, Danilo, Tiago Silva, Miranda, Marselo, Kasemiro, Paulinjo, Kutinjo, Uillian, Gabriel Jesus, Nejmar
Trajner: Tite

Zvicra: Somer, Lishtajner, Akanji, Skar, Rodrigez, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili, Zuber, Seferoviç
Trajner. Vladimir Petkoviç