Pasditen e sotme në orën 18:00 pritet të zhvillohet protesta kombëtare e rradhës nga opozita e bashkuar.

Kjo është hera e dytë që opozita zgjedh të protestojë mbasdite para kryeministrisë dhe parlamentit.

Një ditë para protestës Basha ftoi qytetarët me anë të një video që të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga opozita më 11 maj.

Ndër mesazhet e këtij spoti thuhet se protesta e 11 majit sipas opozitës do të çlirojë vendin nga e keqja dhe do të ndëshkojnë krimin e korrupsionin.
Ndërkohë nuk dihet ende skenari që do të ndjekë opozita në protestën e sotme.

Kujtojmë që në protestën e 13 prillit pati përplasje mes policisë dhe protestuesve.

Autoritetet përdoren gazin lotasjelllës për të shpërndarë protestuesit që tentonin të çanin kordonin e policisë.