Miti më i madh, për të cilin shumica e njerëzve bien pre, është se dieta e përsosur ekziston. Asnjë trup nuk është i njëjtë me tjetrin dhe sigurisht se cila dietë është e mirë për njërin, mund të mos jetë për tjetrin. E megjithatë, në varësi të moshës suaj, ekzistojnë disa ushqime që duhet t’i shmangni, dhe të tjera që duhet t’i hani. Dritare.net ka sjellë për ju sot, dietën që ju përshtatet sipas moshës që keni.

1- Adoleshentët, kanë nevojë për më shumë lëndë ushqyese. Pasi në këtë fazë trupi, rritet dhe zhvillohet. Mos humbisni asnjë vakt mëngjesi. Ju nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimet tuaja të preferuara, por merrni në konsideratë këshillat për të zvogëluar sasinë. Përfshini në dietën tuaj ushqimet me kalcium, proteina dhe hekur.

2- Nëse jeni në të 20-tat, është koha të zhdukni nga dieta ushqimet e pashëndetshme. Shmangni patatet e skuqura, hani patate të ëmbla. Mos hani çokollata qumështi, por të zezë, kos në vend të akullores dhe hani pulë të gatuar në tigan. Hani ushqime të pasura me omega 3 dhe acid folik, si zarzavate me gjethe, bukë, makarona, arra, salmon dhe farat chia, këshillon dritare.net

3- Ju që jeni te të 30-tat, përfshini në dietë, ushqime që formojnë muskujt dhe që i bëjnë kockat tuaja më të forta. Ushqimet e pasura me proteina si, vezët, farat, arrat, produktet e sojës, gjoksi i pulës dhe quinoa janë miqtë perfektë. Qumështi dhe kosi janë thelbësore për forcimin e kockave.