Shefi i referimit në UEFA, Pierluigi Collina, ka insistuar se Michale Oliver me të drejtë kishte akorduar penallti në favor të Real Madridit në ndeshje kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Lojtarët e Juventusit shpërthen në protesta kur gjyqtari anglez dha penallti në minutën e fundit të ndeshjes së dytë çerekfinale, kur rezultati i përgjithshëm ishte 3-3.
Gianluigi Buffon u përjashtua për sjellje të pahijshme dhe pas ndeshjes pohoi se Oliver nuk e kishte përvojën e duhur për t’u përballur me një ndeshje të asaj rëndësie.
Por, kështu nuk mendon ish-gjyqtari më i mirë në botë, Collina, i cili e ka mbrojtur vendimin e Oliverit.
“Penalltia u dha me të drejtë”, ka thënë Collina për Daily Telegraph.
“Ishte interpretim i incidentit. Gjyqtari pa çfarë ndodhi, bëri vlerësimet e veta dhe mori vendim”, shtoi ai.