Gianni De Biasi është një nga alternativat më serioze për të zëvendësuar trajnerin Eusebio Di Francesko në stolin e Sampdorias. Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë nuk praktikon profesionin e tij prej vitit 2017, kohë kur ishte në krye të Alavesh në La Liga.

Heroi i Shqipërisë është shprehur se nuk ka pasur kontakte me drejtues të dorianëve, megjithatë para se të flasë më qartë pret konfirmime. “Nga Genoa nuk kam pasur kontakt me askënd. Kam lexuar se jam mes kandidatëve por e di si se funksionojnë këto gjëra.

“Prandaj para se të flasë më shumë kam nevojë për konfirmime. Do të kthehem sot në Itali dhe atëherë mund të them më shumë”, u shpreh De Biasi. Kujtojmë se Sampdoria është në një pozicion të vështirë, ndërsa është në vendin e fundit të klasifikimit pas gjashtë humbjeje dhe një fitore në shtatë javë të Serisë A.