U ndëshkua me të verdhë ‘qëllimshëm’ për të munguar në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” dhe për të qenë i gatshëm për çerekfinale.
Kjo i ka kushtuar kapitenit të Los Blancos, Sergio Ramos. Ai është suspenduar nga UEFA me dy ndeshje, çka do të thotë se do të mungojë në takimin e parë në çerekfinale, gjithmonë nëse Reali arrin ta eliminojë Ajaxin.
Epo kjo nuk është aspak e sigurt sipas mesfushorit të ri të Barcelonës, Frenkie De Jong. Ai mendon se Ramos mund të pendohet që e llogariti fitoren 1-2 në Holandë si punë të kryer dhe u ndëshkua me të verdhë. De Jong, që në janar u ble nga Barça për 90 milionë euro dhe do të qëndrojë te Ajaxi deri në fund të sezonit, tha “ndoshta Ramosi do të pendohet për atë që bëri”, duke e paralajmëruar Realin se asgjë s’ka përfunduar.
Sipas tij, “Real Madridi është favorit” për të kaluar në rundin tjetër, por në futboll asgjë nuk dihet.